Publikimet e fotove të të brendshmeve nga linja e re e stilistes Victoria Beckham sollën një “stuhi” reagimesh në rrjetet sociale.

 

Arsyeja nuk është tjetër veçse fakti që të brendshmet janë të thurura. Sapo fotot u bënë virale në mediat sociale, audienca e saj në internet dhe offline filloi ta pyeste nëse kjo ishte një shaka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komentet vazhduan të ishin ironike, me shumë që e quajtën linjën e re të veshjeve dhe të brendshmeve të Beckham-it si “ageist”.

 

Pas reagimeve të komenteve, postimi u hoq nga Instagram dhe tashmë ekziston vetëm në Twitter, ndërsa në të njëjtën kohë komentet negative “zhduken”. “Nëse kjo është modë, nuk e dua… Por për gjyshen time do të ishte mirë” shkruanin shumë nga komentet në postimin “e hequr”, sipas gazetës spanjolle Marca./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";