Ashtu si Ben Affleck nuk u shfaq në festën e ditëlindjes së Jennifer Lopez , as ajo nuk shkoi ta takonte atë më 15 gusht kur ai mbushi 52 vjeç.
Fotot e publikuara nga Page Six tregojnë se aktorin në ditëlindje e ka shoqëruar askush tjetër përveç Jennifer Garner . Dy ish-bashkëshortët, përveç tre fëmijëve, i bashkon edhe një miqësi e thellë, pasi aktorja nuk mungon asnjëherë pranë tij, as në momentet e këndshme dhe as në momentet e pakëndshme.
Jennifer Garner visits ex Ben Affleck on his birthday while Jennifer Lopez gushes over her own big day https://t.co/bB3hYoWNxk pic.twitter.com/BeIogVjCte
— Page Six (@PageSix) August 15, 2024
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë, JLo ka pozuar me një fustan Dior për të ndarë një sërë fotosh magjepsëse me miliona ndjekësit e saj në Instagram.
“Affleck u nda me të”
Në të njëjtën kohë, burime të cituara nga faqja RadarOnline, pretendojnë se dinë arsyen pse çifti dikur i dashuruar u divorcua. Sipas tyre, Ben Affleck është ai që vendosi t’i japë fund martesës së tyre.
Arsyeja? “Përpjekja e tij e dëshpëruar për të mbrojtur maturinë e tij të fituar me vështirësi”, shkruan RadarOnline./vizionplus.tv