Kim Kardashian i ka paguar Kanye West 23 milionë dollarë për të mbajtur shtëpinë në Hidden Hills, që u ble nga ish-çifti në 2014.
Medit raportojnë se Kardashian, pagoi 20 milionë dollarë për pronën dhe 3 milionë dollarë për mobiljet, tani ajo njihet zyrtarisht si pronarja e vetme.
Advertisement
Ish-çifti e kishte blerë pronën për 20 milionë dollarë në 2014, më pas ata e shkatërruan dhe rindërtuan nga e para, proces që zgjati mbi gjashtë vjet.Vendimi zyrtar i gjykatës vjen pasi reperi nxori në shitje fermën e tij më 11 tetor.
Kujtojmë se Kim dhe Kanye u ndanë në shkurt të këtij viti.
Të dy ndajnë kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre: vajzat, North dhe Çikago, dhe djemtë, Saint dhe Psal./ Living
Advertisement