Pas ndarjes së bujshme nga Kanye West, Kim Kardashian nisi menjëherë romancën me komedianin e njohur, Pete Davidson, e cila nuk zgjati shumë.
E gjatë asaj kohe dyshja u përballën me akuza dhe deklarata të forta nga reperi. Dhe pse në rrjet u krijua një kaos i vërtetë, fansat ende nuk e kishin dëgjuar se çfarë e shtyu Kim Kardashian të fillonte të dilte me dikë tjetër kaq shpejt pasi u nga nga Kanye West.
E mesa duket ajo kishte të bënte më shumë me largimin nga të gjitha situatat me artistin sa më shpejt që ajo të mundej.
Gjatë një episodi të fundit të “The Kardashians”, ylli televiziv foli për atë periudhë të jetës së saj dhe rrëfeu se kishte nxituar me komedianin. Sot, ata nuk takohen më, por kanë ruajtur kontakte të mira me njëri-tjetrin.
Megjithatë, rrëfimi i i fundit nga Kardashian mund të jetë diçka që Pete Davidson nuk do ta pëlqejë. Edhe pse e kuptoi se vazhdoi përpara shumë shpejt, Kardashian ende ndihet fajtore për atë që përjetoi Pete Davidson.
“Më largoi mendjen nga gjërat dhe kjo nuk është një mënyrë e mirë për t’u larguar nga gjërat. Është më mirë që të shërohesh pastaj të fillosh të ndjesh. Nuk do të mbaj çdo përvojë dhe gjë të keqe që më ka ndodhur brenda vetes time. Pete kaloi goxha situata për shkak të divorcit tim më Kanye. Si do të mësoj unë nga kjo? Si do të më bëjë kjo një person më të mirë?”- u shpreh Kim./Living/