Këngëtarja shqiptare Barbana Dini është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë në datën 15 shtator një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ergola Ergi.
Mes emocionesh, këngëtarja shprehet se ardhja në jetë e të voglës së saj është një ëndërr e bërë realitet.
Emrin e vogëlushes e ka zgjedhur partneri i Barbanës, duke i vendosur emrin e vëllait të saj të ndjerë, këngëtarit Ergi Dini, i cili ndërroi jetë disa vite më parë pas një aksidenti me motorr.
“Sept 15.2023 mes emocioneve te letrashkrueshme,erdhi ne jete mrekullia jone Ergola Ergi Parubi!Erdhe si bekim per ti dhene jetes tone motiv,ngjyra,jete e dashuri te pakufi!Bija ime,je kryevepra ime me e madhe!Je endrra me e bukur qe kam pare…
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Jam e bindur qe kete emer qe babai yt zgjodhi per ty do e mbash me shume dashuri e krenari!
Faleminderit Zot!”, shkruan këngëtarja, krahas fotos familjare në momentet e para të lindjes.