Këngëtarja me famë botërore, P!NK, ka folur për vështirësitë që ka kaluar vitin e kaluar, kur iu desh që të përballej me koronavirusin.

 

Teksa e kujton si periudhën më të tmerrshme, ajo tha se edhe i biri rezultoi i infektuar me COVID.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Isha aq keq sa ndjeva se ky virus do të ishte shkaktar i vdekjes time. Ishte një kohë e tmerrshme sepse si prind duhet të jesh më i fortë për t’iu dhënë kurajo fëmijëve”, u shpreh ajo.

 

“Unë jam mirënjohës që e kaluam këtë virus dhe si familje jemi bërë më të afërt se sa që ishim”, shtoi artistja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";