Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të jugut Maya Aliçkaj ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi ka denoncuar bashkëshortin e sa për dhunë.

Maya e cila në dokumente rezulton me emrin Fatbardha Ulbirch ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtje, sepse bashkëshorti me emrin Arben Ulbirch ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në vendimin e Gjyaktës së Shkallës së Parë të Tiranës të marrë më datë 19 mars 2024, urdhërohet që Arben Ulbrich të mos i afrohet Mayës në një perimetër prej 200 metrash.

Këngëtarja e muzikës popullore e martua me Arbenin rreth 10 vite më parë. Çifti janë prindër të një djali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të kaluarën Maya ka dhënë intervista për mediat me bashkëshortin e saj, ku ka treguar suksesin dhe lumturinë në martesën e saj. Por me sa duke lumturia nuk zgjat përgjithmonë.

Karriera e këngëtarës njohu kulmin e saj rreth viti 2008 me këngën “Guri i rëndë në vend të vetë”.
/vizionplus.tv/