Këngëtarja e famshme, Katy Perry, lajmëroi dy mauj më parë se ishte në pritje të ëmbël.
Ajo dhe partneri, Orlando Bloom, do të bëhen prindër të një vajze. Këngëtarja ndau një foto të Bloom të lyer në fytyrë me tortë në ngjyrë rozë, duke lënë të kuptohet se një vajzë është rrugës.
Ndërkohë së fundmi, 35-vjeçarja ka postuar foto ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.
Fotot e fundit tregojnë mjaft qartë ndryshimin e këngëtares për shkak të shtatzënisë.
Advertisement
Përmasat e Katy-t duket se janë rritur goxha shumë dhe barku i rrumbullakosur tashmë bie shumë në sy.