Në këtë periudhë duket se njerëzit po përballen më shumë se kurrë me probleme financiare për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Këngëtarja e famshme, Katy Perry, po bën çmos që të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë.
Ylli i popit është fotografuar në një rrugë në Los Angeles duke i dhënë para një lypësi.
Advertisement
Këngëtarja mban një maskë në fytyrë për tu mbrojtur nga koronavirusi ndërsa i jep lekët lypësit.
Pas gjestit prekës, ajo u fotografua duke dalë nga makina e veshur me një fustan të gjatë dhje të gjerë që vë në pah barkun e saj të rrumbullakosur.
Katy është në pritje të fëmijës së saj të parë, një vajze, me të fejuarin e saj Orlando Bloom. Çifti janë lidhur në vitin 2016.
Advertisement