Këngëtari shqiptar prezanton për fansat të dashurën, e gjithë vëmendja te bukuroshja indiane (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këngëtari shqiptar prezanton për fansat të dashurën, e gjithë vëmendja te bukuroshja indiane (FOTO)

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka vendosur që të mos e fshehë më lidhjen e tij të dashurisë me një vajzë të quajtur Sabrine.

Në profilin e tij në “Instagram”, Bujupi ka postuar disa foto me të dashurën, e cila ka famë në Gjermani.

Sabrine Khan është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani. Ajo është 22 vjeç dhe njihet si kërcimtare nga videot që publikon në “YouTube”.

Advertisement

Sabrine është gjithashtu edhe protagoniste në klipin e Ardian Bujupit me titull “Modela”. Kërcimtarja është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot apo videot me Ardianin.

Ndërkohë, Ardian Bujupi është këngëtar shqiptar nga Kosova, me banim në Gjermani. Familja e Ardianit emigroi në Gjermani kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Rrethanat dhe vështirësitë që i solli emigrimi bënë që Ardiani të jetë i lidhur ngushtë me familjen.

Ai e kishte muzikën pasion që i vogël dhe asnjëherë nuk iu nda. Kështu, pjesëmarrja e tij në evente muzikore ishte vetëm çështje kohe. Formatet e reja të shfaqjeve televizive, në të cilat kompozitorët kërkojnë këngëtarë, ishin për Ardianin një mundësi për t’u paraqitur para një publiku të gjerë.

Pjesëmarrja e tij në një shfaqje të tillë televizive nga gjermani i famshëm Dieter Bouvling, në shfaqjen “Gjermania kërkon Superyllin” (Deutschland sucht den Superstar), nuk kishte si të ishte ndryshe veçse një sukses para publikut.

Advertisement

Me paraqitjen e tij në këtë shfaqje dhe sidomos me suksesin që arriti, Ardiani ia doli që të jetë personi më i adhuruar nga shqiptarët dhe gjermanët. Pas suksesit në Gjermani, Ardiani është paraqitur shpesh edhe para publikut shqiptar me hitet e tij. /Panorama/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy