Regjisori Blendi Laço jep disa detaje nga produksioni muzikor që starton në Vizion Plus ne fillim te muajit tetor – “Këngë moj”.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” së bashku me moderatoren Klea Huta, Laço thekson se synimi i këtij programi është kërkimi dhe nxjerrja në pah e rrënjëve të muzikës shqiptare, teksa shpreson që të rezultojë një bashkëpunim i suksesshëm.

“Është një show muzikor i një karakteri tjetër. Duhet të tregohemi falenderues edhe në drejtim të grupit tonë që arritëm të bënim një bashkëpunim që shpresojmë të jetë i suksesshëm dhe afatgjatë. Nuk duam të trajtojmë një show muzikor të përmasave që ne kemi trajtuar deri tani dhe që publiku është mësuar të na shohë. Në këtë rast, duam që të ecim pak më shumë drejt origjinës, të kërkojmë rrënjët tona.”

I pyetur se pse zgjodhën Klea Huta për ta prezantuar këtë program, Bledi Laço flet me superlativa për këngëtaren, duke e cilësuar si një nga moderatoret më të mira në vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bashkëpunimi me Klean ka qenë i jashtëzakonshmëm në të gjitha programet që kemi bërë me të. Në konceptin regjisorial jam ndjerë shumë i lehtësuar sepse Klea është “on the top” për konceptin e prezantuesve dhe moderatorëve të programeve të mëdha në Shqipëri.”