Modelja e njohur, Kejvina Kthella, ka vendosur që t’i surprizojë me një ndryshim të madh në pamjen e saj.
Ishim mësuar që ta shohim bionde, por tani nuk do ta besoni se si i ka lyer flokët. Madje tani ajo ngjan një personazhi të filmave të animuar!
Modelja ka ndarë në “Instagram” disa foto me llok-un e ri, ku ajo shfaqet me pjesën e përparme të flokëve në ngjyrë blu, ndërsa pjesën e pasme vazhdon ta ketë bionde.
Advertisement
Siç vetë ka treguar nëpërmjet një fotoje në “Instastory”, ajo është bërë identike si personazhi “Bulma” në serialin e animuar “Dragon Ball”.
Të shumta janë komplimentet drejtuar Kejvinës, e cila në fotot e fundit duket thuajse “jo reale”.