Kate Middleton kishte një plan B nëse William do ta linte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kate Middleton kishte një plan B nëse William do ta linte

Duket e largët koha kur Kate Middleton dhe princi William nuk ishin të martuar dhe prindër të tre fëmijëve. Por në mesin e viteve ‘200- duka dhe dukesha e Kembrixhit sapo ishin diplomuar në universitet dhe princi William nuk donte të ishte i nxituar.

Kur bëhej fjalë për të zgjedhur gruan e tij ose ndryshe mbretëreshën e ardhshme të Anglisë, princi William ishte i vendosur të mos bënte të njëjtat gabime që bënë prindërit e tij. Dhe ka pritur deri kur të ndihej i sigurt që ishte gati.

Kështu, midis pritjes dhe dyshimeve, Kate ishte përgatitur për një plan B në rast se princi William do ta linte atë.

Cili ishte plani rezervë i Kate Middleton

Advertisement

Në librin e ri për familjen mbretërore ‘Battle of Brothers’ me autor Robert Lacey, thuhet se Kate Middleton i është dashur të ndërtojë një ‘plan rezervë’ në rast se Princi William do ta linte.

“Edhe pse objektivi afat mesëm – afat gjatë i Kate ishte mjaft i qartë-, të çonte William drejt altarit-, iu desh gjithsesi të krijonte një karrierë të pavarur prej tij dhe prej monarkisë.

Pikërisht për këtë arsye, në vitin 2007 ajo ka punuar për markën britanike të akseroëve ‘Jigsaw’. Sipas biografit, kjo punë e ka ndihmuar Kate të përmirësojë imazhin personal dhe bulik, mbi të gjitha sepse në atë periudhë ishte ndarë nga William; edhe pse për një periudhë të shkurtër kohe.

E pyetur se si e ka përballuar ndarjen, Kate është shprehur: “Në atë periudhë isha jashtëzakonisht e lënduar, por më ka bërë një njeri më të fortë”.

Advertisement

Para se William t’i propozonte, në vitin 2010, Kate punonte në ndërmarrjen e familjes Party Pieces dhe mbretëresha i sugjeroi të bëhej pjesë e organizatës së bamirësisë Starlight, që ndihmon fëmijët e sëmurë./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy