Kate Middleton kërkon falje, pranon se ka fotoshopuar foton e saj të fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kate Middleton kërkon falje, pranon se ka fotoshopuar foton e saj të fundit

Kate Middleton , disa orë pasi postoi foton e saj të parë pas operacionit në llogarinë zyrtare në Instagram të Princit dhe Princeshës së Uellsit në janar, ka kërkuar falje për editimin e saj.

Konkretisht, pas një analize të kujdesshme të elementeve, katër agjenci lajmesh vendosën ta tërhiqnin për shkak të dyshimeve të tyre se ishte redaktuar.

Fotoja e realizuar nga Princi William është publikuar të dielën, më 10 mars, me rastin e Ditës së Nënës.

Një nga elementët që tradhtoi montazhin ishte fundi i princeshës Charlotte, e cila ishte në një pozicion të çuditshëm në raport me pjesën tjetër të veshjeve.

Advertisement

Postimi që atëherë është hequr nga llogaria e çiftit mbretëror dhe pas shumë presioneve në pallat, Independent publikoi faljen e Kate, përmes burimeve pranë pallatit. Ajo thuhet se ka pohuar se ndonjëherë i pëlqen t’i modifikojë fotot vetë.

Ky pretendim nga Kate ka bërë edhe njëherë të shpërthejnë thashethemet për gjendjen e saj shëndetësore./vizionplus.tv

Foto e modifikuar:

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy