Aktori i famshëm dhe i dashur për publikun, Brad Pitt, gati nuk njihet me modelin e ri të flokëve.
Madje duket se 56-vjeçarI e ka lënë veten pas dore gjatë karantinës!
Fituesi i çmimit Oscar, i cili është cilësuar si një nga meshkujt më tërheqës të ekranit, tregoi look-un e ri me flokët e gjatë dhe të palyer.
“Daily Mail” ka postuar disa imazhe të tij, pasi u fotografua duke dalë në Malibu të martën.
Pitt po udhëtonte me një BMR R-1250 me mikun e tij Flea, pjesë e grupit Red Hot Chili Peppers të këngës hit Californication.
Edhe pse ne e njohim për një biond natyral, flokët e verdhë të Brad qenkan në të vërtetë të lyer, pasi në sy bie rrënja e errët e tij, e cila ka nevojë urgjente të lyhet.
I veshur casual me një bluzë, xhinse dhe atlete të bardha, Brad dukej se sapo kishte rruar mjekrën e tij të thinjur.