Kanye West po planifikon “rikthimin”  në fushën e modës me mbështetjen e “gruas së tij”, Bianca Censori.

 

“Ata janë duke udhëtuar dhe Kanye ka qenë shumë i frymëzuar”, tha një burim për US Weekly të martën. “Ai thotë se është duke dizajnuar, duke shkruar muzikë dhe duke u frymëzuar.” Insajderi pohoi se stilisti Yeezy ka plane novatore për të tronditur industrinë e modës. “Bianca e ka ndihmuar Kanye-n me disa dizajne dhe të dy mendojnë se moda e tyre do të ndryshojë kulturën,” vazhdoi burimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket çiftit, të dy janë ende në “fazën e muajit të mjaltit”, muaj pas ceremonisë së tyre martesore jo-ligjore në janar.“Ata janë gjithmonë menjëri-tjetrin dhe tregojnë dashuri,” shtoi burimi i brendshëm.

Përveç kthimit  me modën e tyre, çifti ka krijuar zhurmë edhe me raportin e tyre. Në një video të shpërndarë në Instagram të hënën, ata u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin në darkë ndërsa këndonin së bashku  këngën e Black Eyed Peas “I Gotta Feeling”. Para lidhjes me Censorin, reperi i “Flashing Lights” ishte i martuar me Kim Kardashian. Ish-çifti ka katër fëmijë: North, 10, Saint, 7, Chicago, 5, dhe Psalm, 4./Living/