Duket se reperi, Kanye West, më në fund e mbajti premtimin e tij për të kandiduar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Tani duhet të përmbushim premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”

Kjo deklaratë erdhi pikërisht në ditën e pavarësisë së SHBA, por West ka deklaruar edhe më herët se ka ndërmend të hedhë kandidaturën e tij për president, duke premtuar se do t’i sjellë Amerikës ndryshimin e merituar.

Vendimi i West u mbështet menjëherë nga Elon Musk i cili shkruajti në koment:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ke mbështetjen time të plotë!”

The post Kanye West, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës! appeared first on Vizion Plus.