Vetëm 6 ditë më parë, moderatorja e njohur Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë. Ajo silli në jetë një vajzë, të cilën së bashku me bashkëshortin e saj, Besnik Krapi, e pagëzuan me emrin Emi.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, që të dy kanë zbuluar se ajo u ka ndryshuar tashmë plotësisht jetën. Madje duket qartë se janë totalisht të përkushtuar tek ajo.
Jonida ka publikuar disa foto në “Instagram”, ku tregon se ka shijuar pasditen me bebushen e saj. Ajo është përkulur tekkarroca ku qëndron e vogla, duke e parë e përkëdhelur me dashuri, ndërsa krahas postimit shkruan: “Faleminderit ZOT per kete bekim!
Mirëpo, çfarë i ka tërhequr vëmendjen ndjekësve është trupi perfekt i Jonidës dhe barku thuajse i sheshtë, duke e bërë të duket sikur disa ditë më parë nuk mbante ende një fëmijë në bark! Presim të na zbulojë sekretin!
Pasi kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, Jonida dhe Besniku u shpërngulën në Kosovë, ku kanë pritur së fundmi edhe të voglën në shtëpinë e saj.