Ka startuar ditën e sotme në Vizion Plus, “Ferma Club” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ku fansat dhe tifozët e zjarrtë do të mësojnë më shumë rreth fermerëve më të veçantë në Shqipëri, të cilët prej 22 marsit janë pjesë e “Ferma VIP”.
Një ndër të ftuarit që ju bashkua sot “Ferma Club” ishte gazetari Liridon Spahiu, i cili solli një pasqyrim se si po pritet ky reality shoë në Kosovë.
“Nuk jemi mësuar të shohim një format të tillë, por nisën ta shohin shumë të gjithë intensivisht dhe në çdo tavolinë komentohet. Roberti dominon si personazh në Kosovë, por simpatinë e të gjiithëve e ka marrë edhe Dionisi me raportin me Sokolin(macen). Një personazh që po ashtu ka marrë vëmendje të madhe është edhe Babay G me rikthimin e saj.
Por Liridoni solli një çift të mundshëm që nuk është diskutuar deri tani. Gazetari sheh një romancë të mundshme mes Dijonis Bibës dhe Baby G.
“Unë shoh Dijonisn që ka frikë të shprehi ndjenjat, por ka simpati shumë të madhe me Baby G. Kemi parë shkëndija dhe batuta me njëri-tjetrin. Mendoj që ka frikë t’i shpreh ndjenjat për shkak të kamerave. Por t’ja lemë kohës”, u shpreh ai./vizionplus.tv