Macaulay Culkin personazhi i famshë që na vjen ndërmend sa herë përmendim Krishtlindjet feston sot 44-vjetorin e lindjes. Culkin ishte 10 vjeç kur u publikua filmi “Home Alone”, dhe publiku asnjëherë nuk ka ndalur së pari personazhin e tij Kevin McCallister për dekada me radhë.

Cuklin është konsideruar si një nga aktorët fëmijë më të suksesshëm në historinë e kinematografisë botërore duke u renditur në vendin e dytë në listën e VH1 të “100 yjeve më të mëdhenj të fëmijëve” në 2009, shkruan famousbirthdays.

44 vjeçari është rritur në një familje të madhe. Ai ka shtatë vëllezër e motra, duke përfshirë një vëlla më të vogël të quajtur Kieran Culkin. Tezja e tij është aktorja Bonnie Bedelia. Ai ka qenë i martuar me aktoren Rachel Miner nga viti 1998 deri në vitin 2002, më pas kaloi në një romancë me aktoren Mila Kunis për gati tetë vjet. Lidhja e tyre përfundoi në vitin 2010. Në vitin 2017, ai filloi të takohej me Brenda Song . Ai dhe Song mirëpritën një djalë të quajtur Dakota në prill 2021. Çifti u fejua në janar 2022. Ata u takuan në xhirimet për Changeland. Ata mirëpritën një fëmijë të dytë në fund të vitit 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vitin që shkoi, Macaulay Culkin u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”. Ai ishte një mik i përjetshëm i Michael Jackson dhe luajti në videoklipin e tij, “Black or White”.