Justin Timberlake ndaloi koncertin e tij në Teksas për të ndihmuar një fans që kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Këngëtari u ngjit në skenën e Moody Center në Universitetin e Teksasit mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë koncertit të tij, ai u detyrua të bënte një pushim. Ai vuri re një fans, i cili kishte nevojë për kujdes mjekësor, por nuk tha se çfarë i ndodhi.

Kështu nga mikrofoni thirri shpëtimtarët duke u thënë: “Më falni të gjithë për një sekondë. Kemi nevojë për ndihmë këtu”.

Pak çaste më vonë, turma i hapi rrugën doktorit që të kalonte, me Justin Timberlake që pyeti shikuesin nëse ishte mirë. ” A jeni mirë?” “, i thotë ai dhe kur më pas e falënderon për ndihmën, këngëtari i përgjigjet: “ Nuk ka problem ”. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";