Stephen Baldwin bëri bujë me historinë e tij në Instagram, në të cilën ai u kërkoi njerëzve të luteshin për vajzën e tij Hailey Bieber dhe dhëndrin e tij, Justin.
Postimi u bë fillimisht më 26 shkurt nga producenti, aktori dhe filantropisti, Victor Marx, në të cilin ai shkroi: “Të krishterë, ju lutemi kur mendoni për Justinin dhe Hailey-n, merrni një minutë për të bërë një lutje të vogël për mençuri, mbrojtje dhe afrohuni Zotit”.
Ai ndër të tjera ka shtuar në mbishkrim se: “Ka sfida të veçanta me të cilat përballen njerëzit në poste të profilit të lartë. Pra, shpesh, pavarësisht nga gjërat materiale apo çmimet, ata shpesh përballen me një luftë shpirtërore që është intensive dhe përpiqet të shkatërrojë besimin, martesën dhe jetën e tyre në përgjithësi.”Më vonë, Baldwin shpërndau videon e Marksit në instastory.
Klipi tregon Bieber duke luajtur kitarë dhe duke kënduar “I Could Sing of Your Love Forever”. Mirëpo, Baldwin nuk ka treguar pse po i kërkonte njerëzve lutje për çiftin e famshëm.
Këngëtari 29-vjeçar ka qendruar larg vwmendjes mediatike që nga viti 2022, kur anuloi turneun e tij ‘Justice World Tour’ pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, e cila e kishte lënë të paralizuar në fytyrë. Ndërkohë, modelja ka pasur probleme shëndetësore vitet e fundit, pasi në mars të 2022-shit zbuloi se kishte pësuar një mpiksje gjaku në tru./Living/