Këtë të shtunë në emisionin “Jonida’s room” Në Vizion Plus  ishte e ftuar këngëtarja Eranda Libohova. Së bashku me Jonida Maliqin ato janë kthyer pas në kohë duke kujtuar “Këngët e Shekullit” dhe këngën hit  të asaj kohe të Ermal Fejzullahut .

“Më kujtohet kur udhëtonim me makinen tende , dhe kënga që dëgjonim me shumë ishte e Ermal Fejzullahut. Kjo kënga ka qënë hit atëherë.”

Duke folur rreth dueteve të këngëtarëve të njohur Jonida Maliqi I kujton Erandës duetin që ka bërë me Kujtim Prodanin me këngën e saj. Eranda këmbnguli që një duet I tillë nuk ishte realizuar dhe kështu Jonida e sfidoi me një bast.

“Nuk ka mundësi ti dhe Kujtim Prodani të keni kënduar këngën time. Ok e vendosim me bast nëse e kam  kënduar do bëjmë një rikthim me koleget sic kemi qënë dhe do paguash një darkë”, tha Jonida.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“OK ke të drejtë nuk më paska mbetur fare në memorie që e ke kënduar me Kujtimin këtë këngë”, tha Eranda.