Këtë të shtunë në emisionin “Jonida’s room” Në Vizion Plus ishte e ftuar këngëtarja Eranda Libohova. Së bashku me Jonida Maliqin ato janë kthyer pas në kohë duke kujtuar “Këngët e Shekullit” dhe këngën hit të asaj kohe të Ermal Fejzullahut .
“Më kujtohet kur udhëtonim me makinen tende , dhe kënga që dëgjonim me shumë ishte e Ermal Fejzullahut. Kjo kënga ka qënë hit atëherë.”
Duke folur rreth dueteve të këngëtarëve të njohur Jonida Maliqi I kujton Erandës duetin që ka bërë me Kujtim Prodanin me këngën e saj. Eranda këmbnguli që një duet I tillë nuk ishte realizuar dhe kështu Jonida e sfidoi me një bast.
“Nuk ka mundësi ti dhe Kujtim Prodani të keni kënduar këngën time. Ok e vendosim me bast nëse e kam kënduar do bëjmë një rikthim me koleget sic kemi qënë dhe do paguash një darkë”, tha Jonida.
“OK ke të drejtë nuk më paska mbetur fare në memorie që e ke kënduar me Kujtimin këtë këngë”, tha Eranda.