Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa sapo na ka njohur me projektin e saj më të ri dhe këtu nuk bëhet fjalë për këngë.

 

Ajo ka ndarë me afro 89 milion ndjekësit e saj në Instagram, se tashmë Duan do ta ndjekim edhe në podcast.Krahas një pjese nga intervista me CEO-n e Apple, Tim Cook, si i fturi i parë, Lipa ka bërë një postim të gjatë duke na treguar edhe mënyrat se ku mund ta ndjekim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Surprizë! Sapo publikuam një episod special të podcast-it tim Dua Lipa: Në shërbimin tuaj ku intervistoj CEO i Apple, Tim Cook. Ne e regjistruam këtë nga shtëpia ime që ishte një moment i madh për mua! Isha shumë e frymëzuar kur e dëgjova të fliste për llojin e liderit që ai përpiqet të jetë gjatë drejtimit të kompanisë më të madhe në botë. Ndiqni episodin për ta dëgjuar atë të flasë për inteligjencën artificiale dhe peizazhin e teknologjisë, si dhe për aspiratat e tij filantropike dhe çfarë do të thotë të jesh një nga katër CEO-t e hapur homoseksualë në botë. Episodin e plotë mund ta dëgjoni tani kudo, ose të shikoni videon e plotë në service95.com”, ka shkruar Dua Lipa.

 

Ylli me origjinë shqiptare sapo ka lançuar edhe hitin e saj më të ri, ‘Houdini’ që deri tani shënon shifër rekord pëlqyeshmërie nga publiku./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";