Në ditëlindjen e saj të 53-të, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka mahnitur fansat e saj, teksa pozoi nudo në lançimin e linjës së saj të kremrave për kujdesin e lekurës JLo Body nga JLo Beauty Firm.
Gjatë një interviste për “People” , 53-vjecarja u shpreh se marka e saj ka produkte të mahnitshme që synojnë forcimin e lëkurës dhe se një produkt që trajtonte problematikat trupore, ishte ajo çfarë kishte menduar gjithë jetën e saj.
Sipas Lopez, kujdesi për veten të çon në vetbesim. “Ndihem më e sigurt kur jam duke fjetur, duke praktikuar hobit e mia dhe duke bërë rutinat e kujdesit të lëkurës, fitnesit dhe të ushqyerit. Kur jam jashtë ritmit, nuk jam vetvetja”, u shpreh ylli i popit.
E lançuar në Janar 2021, JLo Beauty aktualisht ofron artikuj duke përfshirë një pastrues, krem për sytë, hidratues, serume dhe maska, me çmime që variojnë nga rreth 36-79 Dollarë.
Kujtojmë se një javë më parë, Jennifer lopez dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurin e tyre në një ceremoni intime ne Las Vegas, pasi çifti i famshëm, rindezën romancën e tyre pothuajse 20 vjet më pas.