Jay-Z akuzohet se ka p*rdhunuar një 13-vjeçare, reagimi i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jay-Z akuzohet se ka p*rdhunuar një 13-vjeçare, reagimi i tij

Emri i Jay-Z, bashkëshortit të Beyoncé, u shtua dje në padinë civile për dhunë seksuale ndaj një të miture, të ngritur në tetor kundër Sean John Combs, reperit amerikan i njohur si Puff Daddy ose P. Diddy (i cili është në burg, i akuzuar për trafikim njerëzor dhe drejtim të një organizate kriminale të lidhur me shfrytëzimin seksual. Gjykimi është caktuar për maj 2025).

Përveç Puff Daddy, në padi përmendeshin edhe dy yje të tjera, një burrë dhe një grua, por emrat e tyre nuk ishin bërë të ditur, duke u referuar vetëm si “Ylli A” dhe “Ylli B”. Megjithatë, dje ndodhi një kthesë.

Producenti muzikor është akuzuar se ka dhunuar një vajzë 13-vjeçare – së bashku me Sean “Diddy” Combs – në vitin 2000. Në padinë civile, një grua, identiteti i së cilës mbetet anonim, pretendon se është sulmuar pasi ishte shoqëruar në një festë private pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards. Gruaja thotë se është dhunuar nga Combs dhe Jay-Z, në praninë e një ylli femër (që i referohen si Ylli B). Jane Doe kërkon dëmshpërblime ende të paspecifikuara, ndërsa avokati i saj, Tony Buzbee, ka deklaruar se përfaqëson mbi 100 persona që akuzojnë Combs për sjellje të keqe. Avokatët e Combs i kanë quajtur akuzat e gruas “manovra të turpshme publicitare, për të shantazhuar para nga yje që frikësohen nga përhapja e gënjeshtrave për ta”.

Jay-Z ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij, Beyoncé, “duhet të flasin me fëmijët e tyre” (Blue Ivy, 12 vjeçe, dhe binjakët Rumi dhe Sir, 7 vjeç) dhe mohon me vendosmëri akuzën për përdhunim, duke e quajtur atë “të tmerrshme”. “Dhimbja ime e vetme është për familjen time,” tha ai. “Bashkëshortja ime dhe unë duhet të flasim me fëmijët tanë, njëra prej të cilëve është në moshë kur miqtë, që me siguri do të shohin lajmet në shtyp, do t’i bëjnë pyetje mbi natyrën e këtyre akuzave. Ne do të duhet t’u shpjegojmë atyre deri ku shkon mizoria dhe lakmia e njerëzve”.

Advertisement

Përgjigja e tij ndaj avokatit të gruas që e akuzon, të njëjtit që ka ngritur një padi me mbi 120 raste (nga mijëra denoncime të marra), përfshirë një djalë që në kohën e abuzimeve ishte 9 vjeç, ka qenë shumë e ashpër: “Avokati im ka marrë një përpjekje shantazhi nga një ‘jurist’ me emrin Tony Buzbee, i bindur se natyra e këtyre akuzave do të më shtynte të bëja marrëveshje. Jo zotëri, ka pasur efektin e kundërt! Më ka bërë të dëshiroj të të demaskoj publikisht. Prandaj jo, nuk do të të jap as edhe një qindarkë!”

Ai shtoi: “Këto akuza janë aq të tmerrshme, sa të ftoj të paraqesësh një padi penale, jo civile. Kushdo që kryen një krim kaq të rëndë ndaj një të mituri duhet të burgoset, apo nuk mendon kështu? Këto viktima të supozuara meritojnë drejtësi të vërtetë, nëse kjo është vërtet e tillë”.

Duke iu drejtuar Tony Buzbee, i cili ka paraqitur mbi 20 padi për krime të dhunës seksuale kundër Combs, Jay-Z tha: “Nuk kam asnjë ide se si ke arritur të bëhesh një qenie njerëzore kaq e përçmueshme, zoti Buzbee, por të siguroj që kam parë shumë njerëz si ti. Jam më se i përgatitur për të përballuar njerëz të tillë. Ke bërë një gabim të tmerrshëm gjykimi duke menduar se të gjitha yjet janë njësoj. Unë nuk vij nga bota jote. Jam një djalë që ka dalë nga lagjet e varfra të Brooklyn-it. Ne nuk i luajmë këto lojëra. Ne kemi kode dhe morale shumë të rrepta. Ne i mbrojmë fëmijët. Ti dukesh se shfrytëzon njerëzit për përfitim personal. Vetëm rrjeti yt i teoricienëve të konspiracionit dhe mashtruesve do të besojë akuzat qesharake që ke ngritur kundër meje, të cilat, po të mos ishte për rëndësinë e temës që lidhet me dëmet ndaj fëmijëve, do të ishin qesharake. Mezi pres të të tregoj sa i pafajshëm jam”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy