Çështja e Justin Timberlake ka përfunduar me pranimin e fajin nga ana e tij dhe shpalljen fajtor nga organet kompetente.

Ylli 43-vjeçar do të duhet të bëjë një njoftim publik në lidhje me rreziqet e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, të paguajë një gjobë prej 500 dollarësh me një shtesë prej 260 dollarësh, të kryejë 25 orë shërbim në komunitet në një organizatë jofitimprurëse sipas zgjedhjes së tij, për të cilën Timberlake tha se do të jetë i nderuar ta bëjë, si dhe patenta e shoferit do t’i pezullohet për 90 ditë.

Duke iu drejtuar gjyqtarit të çështjes, ai tha: “Unë nuk i kam përmbushur standardet që përpiqem t’i vendos vetes. Duhet të kisha përdorur një gjykim më të mirë dhe e kuptoj seriozitetin e kësaj. Që nga arrestimi im në qershor, kam pasur kohë të mendoj dhe jam i zhgënjyer nga vetja”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";