Ndërkohë që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijojnë dashurinë e tyre në brigjet e bukura të Italisë, duket se zemërthyeri Alex Rodriguez, ishi i JLo, nuk e ka marrë akoma veten nga ndarja e tyre dhe tashmë ka nisur “hakmarrjen” duke ndarë detaje nga intimieti i tyre. Sipas “Gossip Cop” Rodriguez ka nisur të nxjerrë sekretee e dhomës së gjumit që dikur ndanin bashkë duke u thënë miqve se ajo ishte shumë dobët në shtrat.
Burime për median në fjalë janë shprehur se Rodriguez ka thënë se të flesh me Lopez është si të shtrihesh me një mbretëreshë prej akulli dhe se vërtet ndjente keqardhje për të dashurin e radhës me të cilin ajo do të ndante momentet intime. Në këtë rast, duke iu referuar Ben Affleck.
“Shkëndija mes tyre u shua shumë kohë më parë. Një vit më parë ata shkonin shumë rrallë me njëri-tjetrin, nuk kishin intimitet, madje shumë herë flinin në dhoma të veçanta.”- shton një burim pranë ish-çiftit, duke shtuar se sjellja që ai po mban karshi Lopez është ajo e një miku dhe jo e një hakmarrësi./ Living