Beyonce mund të drejtojë botën tani, por Tina Knowles ka zbuluar se vajza e saj ka përjetuar bullizëm kur superylli ishte i vogël.
Në një intervistë video me Vogue të postuar të dielën (26 maj), biznesmenja foli për rritjen e vajzave të saj për të përqafuar individualitetin e tyre, pavarësisht se kush u përpoq t’u thyente shpirtin.
“Beyoncé, ajo ishte shumë e turpshme, tha ajo. “Ajo ra preh e bullizmit. Ditën që ajo u ngrit për dikë … ajo nuk u ngrit për veten e saj, ajo u ngrit për ta,” shtoi Knowles. “Po emocionohem duke folur për këtë. Nuk mund të isha më krenare për të.”
Ajo vazhdoi të tregojë se vajza e saj më e vogël, muzikantja fituese e Grammy-t, Solange, ka qenë “gjithmonë një aktiviste” dhe shpesh shkonte duke u kërkuar njerëzve të nënshkruanin peticionet./vizionplus.tv
View this post on Instagram
A post shared by Tina Knowles (@mstinaknowles)