Ishte e pranishme në protestën kundër abuzimeve seksuale, reagon modelja shqiptare: Ata që bënë si moralista… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte e pranishme në protestën kundër abuzimeve seksuale, reagon modelja shqiptare: Ata që bënë si moralista… (FOTO)

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ishte një ditë më parë në marshimin kundër abuzimeve seksuale, të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”.

Madje kujtojmë se pak ditë para protestës modelja “kërcënoi” se do merrej personalisht me ata që kishin ndarë foton e thirrjes për protestë në rrjete sociale, por s’do të ishin te pranishëm.

“Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht!”- shkruante ajo në postimin në “Instastory”.

Advertisement

Ndërkohë sot, Oriola ka zbuluar se çfarë ndodhi gjatë tubimit dhe sa krenare ishte për njerëzit e shumtë që ishin mbledhur për t’i treguar viktimave të këtyre akteve të turpshme, se nuk janë vetëm.

Por edhe pse ishte krenare për gjithçka ndodhi ndje në marshim, duket se ajo kishte edhe disa vërejtje për personat që nuk ishin të pranishëm për të ngritur kokë, për të cilët tha se “ia shesin shpirtin djallit” për disa klikime më shumë.

“Ju thashë që do ju tregoja për protestën sot dhe siç e parashikova të gjithë ata që bënë si moralista dhe thanë “pse nuk dilni për hallet e popullit shqiptar” nuk ishin aty. E kuptoj që në mënyrë që pëlqehesh nga publiku apo për lajme disa persona online i shesin shpirtin djallit, por në fund veprat kanë rëndësi jo llafet e tepërta. E kuptoni vet ju. Por sot u tregua një edukatë dhe solidaritet i jashtëzakonshëm dhe mund të them se ishim më shumë se çe prisja. Jam krenare për këte gjë. Gjithsesi shihemi në protesta të tjera, herë tjetër hajdeni pa bodyguard se protesta miqësore ishte në mes të Tiranës aty ku zhvilloni aktivitetin dhe ju kemi parë përditë”- janë fjalë e Oriolës.

Protesta e pati nismën si pasojë e ngjarjes së tmerrshme që Abaz Doku, roja i një shkolle në Babrru përdhunoi për tri vite rresht një nxënëse 15-vjeçare që studionte po aty.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy