Dukesha e Sussez, Meghan Markle, ka vendosur që të thyej heshtjen e saj rreth vrasjes së George Floyd. Teksa mbante një fjalë në shkollën e saj të vjetër në Los Angeles, ajo u shpreh se “jeta e zezë ka rëndësi”.
Markle shtoi se nuk kishte folur më herët rreth kësaj vrasje pasi kishte qenë “nervoze”. Në fjalën e saj, ajo nuk la pa kujtuar edhe afrikano-amerikanët e tjerë të vrarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga policia gjatë këtyre viteve të fundit.
“Jeta e George Floyd kishte rëndësi dhe jeta e Breonna Taylor kishte rëndësi dhe jeta e Philando Castile kishte rëndësi dhe jeta e Tamir Rice kishte rëndësi”, tha 38-vjeçarja.
Kujtojmë se tre personat e tjerë që përmend nga Markle u vranë nga policia amerikane gjatë gjashtë viteve të fundit.
“Nuk isha e sigurt se çfarë mund të thosha. Doja të thosha gjënë e duhur dhe u nervozova se mos nxirrej nga konteksti. Po e kuptoj tani që gjëja më e gabuar që mund të them është të mos them asgjë.
Unë isha 11 ose 12 vjeç dhe kishte këto çrregullime të shkaktuara nga një akt i pakuptimtë i racizmit. Më kujtohet shtetrrethimi dhe mbaj mend kur shkova në shtëpi ndërsa pashë hirin që binte nga qielli, erë tymi dhe pashë që flakët mbështillnin ndërtesat … dhe ato kujtime nuk zhduken.
Më vjen shumë keq që ju duhet të rriteni në një botë ku kjo është akoma e pranishme. Por ka ende një rreze shprese, kemi parë policë që janë ndërgjegjësuar po shohim gjeste solidariteti, ne po shohim bashkësi që mblidhen dhe përpiqen të rikuperojnë”, u shpreh ish-aktorja e famshme.