Kim Kardashian është paditur nga shtatë anëtarë të ish-stafit që merreshin me mirëmbajtjen e kopshtit dhe rezidencës në Hidden Hills.
Ata kanë depozituar një kallëzim penal për miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që nuk i ka paguar për punën e tyre.
Advertisement
Ish-punonjësit e saj pretendojnë se ajo i jepte pagat me vonesë. Po ashtu, sipas tyre, ajo refuzonte që t’i paguante ata jashtë orarit, dhe ndonjëherë i detyronte të punonin pa pushime vakti.