Ish-i i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez dhe Kim Kardashian janë bashkë?  Ndoshta edhe ju po mendoni se nuk kanë asnjë pikë të përbashkët, por së fundmi sipas shumë medieve ndërkombëtare mes tyre mund të kenë lindur shkëndijat e para.

 

Siç tashmë e dini, Kim u nda nga Kanye West në shkurt ndërsa Alex u nda nga Jennifer Lopez në prill dhe thuhet se Kim ka qenë në kontakt me Alex në muajt e fundit dhe po mendon seriozisht të dalë me të pasi dëshiron të takojë dikë që mund ta përputhet me të në anën financiare dhe status. Dhe u tha që mamaja e saj, Kris, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një burim i tha revistës Heat:  “Kim nuk është tipi i Alex, por Alex do të dëshironte të gjente një partnere të famshme për të rivalizuar Jennifer dhe Ben. Kim është gjithashtu më e re se Jen, dhe ai është vërtet i impresionuar me gjithë  rrugëtimin e saj në fushën ligjore. Ata kanë komunikuar shumë. Është ende herët, por të dy duken perfekt për njëri-tjetrin dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës.”/ Living