Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran, ka zbuluar se ka vendosur që të shkëputet nga muzika, për të nisur një profesion të ri.
Mediat britanike shkruajnë se, këngëtari po merret me prodhimin e birrave dhe vendimin e mori teksa qëndronte i izoluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Thuhet se 29-vjeçari po prodhon markën e tij të birrës për të furnizuar pub-in që Ed ndërtoi për vete në pronën e tij me vlerë 3.7 milionë paund në Suffolk.
Ndërsa raportohet se ai është tërhequr përkohësisht nga prodhimi i muzikës.
Advertisement
Këngëtari ndërtoi pub-in e tij në vitin 2017 dhe i vendosi emrin e bashkëshortes, Cherry Lancaster Seaborn, me të cilën u martua në janar 2018.