Një gjykatë ka mohuar kërkesën e babait të këngëtares Britney Spears për të ushtruar më shumë kontroll mbi financat e saj.
Jamie Spears ka kontrolluar financat e vajzë së saj që prej vitit 2008. Mirëpo, ai nuk do mund të bëjë më diçka të tillë, me kërkesë të këngëtares.
Gjykatësi refuzoi kërkesën e zotit Spears për të mbajtur nivelin e tij të mëparshëm të pushtetit mbi investimet e vajzës së tij. Ai ia ka ngarkuar këtë detyrë një kompanie financiare, duke refuzuar kërkesën e të atit të artistes për të pasur pushtet mbi financat e saj.
Vendimi do të thotë që Jamie Spears dhe kompania private e besimit, Bessemer Trust, tani do të kenë fuqi të barabartë për të menaxhuar financat.
Advertisement