Sofia Vergara shpjegoi pse nuk mendonte se ishte një “ide e mirë” të kishte fëmijë me Joe Manganiello.

Çifti u nda korrikun e kaluar pas shtatë vitesh martesë. Madje, aktorja zbuloi në janar se arsyeja ishte dëshira e Manganiello-s për të pasur fëmijë, gjë që Sofia Vergara, e cila tashmë ka një djalë me Joe Gonzalez, nuk e dëshironte.

Duke folur për People, Sofia Vergara fillimisht tha: “Ka gjëra në jetë që mund të duken si ide të mira, por nuk janë. Unë tashmë isha nënë”.

Më pas ajo shtoi: “Unë e di se çfarë do të thotë të jesh një nënë e mirë apo të përpiqesh të jesh më e mira dhe kërkon shumë sakrifica dhe shumë energji”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ka përmendur gjithashtu se edhe në moshën 51-vjeçare mund të ketë një fëmijë tjetër, përmes një nëne surrogate ose përmes IVF-së, por nuk ka dashur.

“Unë e respektoj plotësisht dikë që dëshiron të bëhet nënë pas të 50-ave”, tha ajo, duke shtuar: “Mendova të mos e bëja për shkak të karrierës sime, mënyrës se si e jetoj jetën time, si ishte martesa ime. Ndjeva se nuk ishte e drejtë të sillja një fëmijë në këtë botë dhe të mos mund të jepja 100%”./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";