Fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, Dijonis Biba ka ndarë ditën e djeshme një foto që ka prekur ndjekësit e tij.

Ai ka vizituar nënë e tij në banesën e fundit, në varreza. Nëna e Dijonisit, Marija është ndarë nga jeta dy vite më parë.

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, fituesi ka treguar se si ka thyer rregullat e dënimit të tij në Angli për të qenë pranë nënës në momentet e fundit të jetës.

Gjithashtu Dijonis Biba e ka përjetësuar nënën e tij në trup, duke i dedikuar një tatuazh portretit të saj në kraharor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çmimin e madh ja dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca imë”, tha Dijonisi pas fitores./vizionplus.tv