Humbi vajzën 24 vjeçare një vit më parë, Vangjel Tavo rrëqeth me dedikimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi vajzën 24 vjeçare një vit më parë, Vangjel Tavo rrëqeth me dedikimin

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka shpërndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, një vit pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij, Evës.

Eva, e re vetëm 24 vjeçe, humbi jetën tragjikisht një vit më parë në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut. Në dedikimin e tij, Tavo shpreh dhimbjen e thellë dhe mungesën që përjeton çdo ditë për të bijën, duke e përshkruar atë si një frymëzim dhe një burim të pafund dashurie.

“Sot, një vit më parë, Eva ime e dashur, vajza ime, shpirti i pastër i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi për të pushuar pranë engjëjve!

Na mungon shumë, Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Kujtimet dhe dashuria jote e pafund na japin forcë të vazhdojmë dhe të shërbejmë, ashtu siç bëre ti. Ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta.” shkruan Vangjel Tavo për vajzën e tij.

Advertisement

Ai thekson se kujtimet dhe dashuria e Evës vazhdojnë t’i japin forcë familjes për të ecur përpara dhe për t’i shërbyer të tjerëve, ashtu siç ajo bëri gjatë jetës së saj./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy