Moderatorja e “Vizionit të Pasdites”, Evi Reçi nuk i përmbajti dot lotët në studio, teksa kujtonte të afërmit që humbi nga tërmeti i 26 Nëntorit. Me një zë të dridhur, ajo tha se dhimbja që ka lënë kjo ngjarje është shumë e madhe. Por nga ana tjetër, shtoi se asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa vetë jeta dhe se duhet të mësojmë të gëzojmë sërish.

 

“Para një viti humbja e familjavrë e të mi ka qenë një goditje shumë shumë e madhe. Por sot pas një viti kuptojmë që, siç thash edhe vjet, që asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta. Ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë shqiptarët, përveç tërmetit, ka qenë edhe pandemia. Ju kërkoj ndjesë për emocionet, por është situatë shumë reflektuese. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë që njerëzit, edhe nëse nuk janë fizikisht prezentë me ne, janë gjithmonë pranë nesh. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta. Ne duhet të zgjedhim të vazhdojmë jetën, duke pranuar dhimbjen dhe vlerësuar gëzimet që ajo na sjell.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.