Hoqi dorë nga paga prej 2 mln dollarësh, princesha holandeze tregon arsyen e fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hoqi dorë nga paga prej 2 mln dollarësh, princesha holandeze tregon arsyen e fortë

Catharina-Amalia Beatrix Carmen Victoria, trashëgimtarja e fronit holandez, ka hequr dorë nga paga mbretërore me vlerë rreth 1.6 milion euro, të cilën ka të drejtë ta marrë çdo fundvit pasi të mbushë 18 vjeç. Princesha, vajza e madhe e mbretit William Alexander dhe mbretëreshës Maxima, i dërgoi një letër me shkrim kryeministrit hollandez, Mark Rutte, duke e informuar për vendimin e saj.

 

Ajo tha se diçka e tillë është e “pakëndshme” dhe se do të jetë dakord të paguhet vetëm kur të marrë përsipër detyra mbretërore.

 

Advertisement

Princesha merr rreth 300,000 euro direkt, dhe 1.3 milion euro për të mbuluar shpenzimet e stafit dhe shpenzime të tjera.

 

“Më 7 dhjetor 2021 do të mbush 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Më duket e pakëndshme për sa kohë nuk bëj asgjë për të dhe ndërkohë studentët e tjerë e kanë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të koronavirusit”, shkroi princesha.

 

Advertisement

Princesha mësoi të enjten se kishte kaluar të gjitha provimet e saj të shkollës së mesme dhe tani po planifikon të bëjë një vit pushim, para se të nisë universitetin./ Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy