Ishte vera e saj e fundit, ajo që kaloi me pushime në Jonikal bashkë me familjen Al- Fayed. Princesh Diana me një kostum banjoje jeshil, u fotografua e ulur në trampolinën e jahtit ku po kalonte pushimet, teksa shikimi i saj “çante” mes përmes horizontin blu. Një foto që u bë ikonë dhe që frymëzoi disa skena të sezonit të gjashtë të “The Crown”.
Ai udhëtim dhe ajo festë ku ishin të pranishëm dhe dy djemtë e saj William dhe Harry, do të ishte e fundit para aksidentit automobilistik që do t’i merrte jetën. Përpara udhëtimit pas të cilit jeta e saj do shuhej, princeshë Diana kishte marrë pjesë në funeralin e mikut të të ngushtë, stilistit Gianni Versace më 22 korrik 1997, në Milano, i cili u vra nga Andrew Cunanan në shkallët e shtëpisë së tij në Miami, shkruan Living.
Princesh Diana ishte bërë mike me biznesmenin Mohamed Al- Fayed. Pas divorcit të saj nga Carlo dhe përfundimit të marrëdhënies me kardiologun Hasnat Khan, Mohamed Al-Fayed e ftoi atë të bashkohej me familjen e tij në një udhëtim në St Tropez në jug të Francës. Pikërisht gjatë asaj feste me jaht, Diana u takua me Dodi Al-Fayed dhe aty nisi një tjetër romancë.
Më 10 gusht, paparacët shkrepën puthjen e parë mes Dianës dhe Dodit, e cila aso kohe u publikua në “Sunday Mirror”. Shumë fotografë të tjerë që e panë lajmin, u nisën menjëherë me gomone në përpjekje për të marrë të tjera foto nga momentet e tyre intime.
Në dokumentarin Sex& Power një paparac pohoi se historia e tyre ishte thjesht e shtirur, pasi siç u shpreh një anëtar i ekuipazhit tha: “Ata nuk ndajnë të njëjtën dhomë gjumi, madje Dodi kur e thërret e quan zonjë”.
Nuk dihet e vërteta dhe se cili fotograf ka bërë foton e Princeshës në trampolinën e jahtit, por ai imazh i publikuar më 24 gusht, vetëm një javë para vdekjes së saj do të mbetej gjatë në histori.