“Hajde shpejt, jam sëmur”/ Fatma zbulon si ia dha lajmin e shtatzënisë Alfios

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Hajde shpejt, jam sëmur”/ Fatma zbulon si ia dha lajmin e shtatzënisë Alfios

Këtë të shtunë, në emisionin “Jonida’s rom” në Vizion Plus ishin të ftuar çifti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani. Kjo ishte një intervistë ndryshe, pasi u zhvillua në ambientet e restorantit të ciftit të cilët na treguan gjithçka rreth prindërimit dhe jetës së tyre. Ndër të tjera, Fatma na rrëfeu dhe episodin sesi surprizoi Alfion për shtatzëninë e saj.

“As vetë nuk e besoja në fillim që isha shtatzënë, ishte diçka e papritur dhe mezi durova për t’ia thënë. Më tha në mënyrën më të keqe të mundshme: Jam shumë sëmurë, hajde-u shpreh Alfio. Ky mezi del nga kuzhina dhe unë duhet të prisja derisa të mbyllej restoranti unë mezi prisja. I them hajde në shtëpi, më nxori justifikim, është restoranti plot. Dhe kështu kalova te plani ‘B’. Hajde se jam shumë sëmurë, dhe kisha lënë telefoni për të xhiruar gjithçka. Vjen me nxitim dhe direkt: Ca është ajo? Nuk e beson, hap kutinë dhe më pas fillon e qan.”

Pyetur nga Jonida Maliqi sesi ka ndryshuar jeta e tyre pas ardhjes në jetë të Noah, çifti u shpreh se është një gëzim që nuk shprehet me fjalë.

“Jeta ka ndryshuar shumë dhe gëzimi që të jep nuk përshkruhet me fjalë. Ia vlen gjithë netët pagjumë, por dashuria e marrë në këmbim ia vlen gjithçka.” 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy