Hailey dhe Justin Bieber dolën për shëtitje vetëm disa ditë pasi njoftuan zyrtarisht se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ata u kapën në kamera teksa dilnin nga një zyre, me Hailey duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur me një bluzë të bardhë, të cilën e veshi me një kostum të zi për meshkuj.
Sipas një burimi të afërt me çiftin që foli për Us Weekly, Hailey dhe Justin po prisnin “kohën e duhur për të rritur familjen e tyre”.
Veçanërisht Hailey nuk donte t’i nxitonte gjërat dhe të kishte një fëmijë menjëherë pas martesës së tyre, edhe pse ” gjithmonë e dinte se donte të bëhej nënë, kështu që kjo është një ëndërr e realizuar “. Ajo preferoi që ata të merrnin kohën e tyre dhe të kënaqeshin duke qenë çift përpara se të fillonin të përpiqeshin për një fëmijë.
Në shtator çifti do të festojë gjashtë vjet martesë./vizionplus.tv