Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, falenderoi duke bërë shqiponjën, kur Shqipëria dha 12 pikë për Zvicrën.
Por, mediat serbe e kanë sulmuar talentin e ri pas gjestit domethënës, duke e cilësuar një akt skandaloz dhe provokim.
“Me këtë gjest ai tërhoqi mbi vete zemërimin e serbëve”, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”.
Po ashtu, nuk kanë munguar komentet negative në “Twitter” nga serbët.
“Ai nuk duhet ta kishte bërë atë. Ai duhej skualifikuar pas këtij veprimi”, ishin disa nga komentet.
Gjon Muharremaj ishte më i vlerësuari nga juritë profesioniste, duke grumbulluar 267, por që mori shumë pak vota nga publiku, duke bërë që në renditjen përfundimtare të përfundonte në vendin e 3 me 432 pikë.