Kim Kardashian ka zbuluar se si duket pa pikë makijazhi në fytyrë, teksa ka ndarë me fansat disa poza me të bijë 2-vjeçare, Chicago.
Ylli 39-vjeçar dukej mjaft bukur me fytyrën “ujë e sapun” dhe me flokët e parregulluar. Femra më seksi në botë shfaqet duke përqafuar vajzën e saj, të cilën e mban në prehër.
Teksa dukej se po shijonte një kohë të bukur me dyvjeçaren, e hëna ishte shumë ndryshe për Kim, pasi festoi ditëlindjen e vajzës së madhe, North West.
Advertisement
Për ta uruar atë publikisht, 39-vjeçarja postoi një fotografi ku shfaqeshin nënë e bijë shumë elegante dhe krahas saj shkruante: “Gëzuar ditëlindjen e 7 vajzës sime të parë North! Nuk mund ta besoj se je shtatë”.