Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku gjatë intervistës e ka vënë në siklet një vogëlushe.
“Unë kam parë që gjatë gjithë kohës që kërcen, e tund byçën gjithë kohës dhe unë të kopjoj ty por mami bërtet. Pse më bërtet ajo mami mua?”, i tha vogëlushja këngëtares.
Ronela e këshilloi që të mos marrë shembull nga ajo, së paku deri sa të rritet. “Me rëndësi është mos merrni shembull nga unë, edhe nja 10 vjet. Pastaj e dini vetë çfarë bëni. Unë kur dal në klip transformohem, edhe janë ca këngë që e meritojnë atë tundjen, ka ca të tjera që e meritojnë të rrish si zonjë, kështu që i përshtatmi… nuk e di pse shikoni atë që nuk duhet të shikoni ju”, u shpreh këngëtarja.
Advertisement