Gjesti me picën, video e Katy Perry që zemëroi fansat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjesti me picën, video e Katy Perry që zemëroi fansat

Gjatë “ American Idol ”, ku merr pjesë si gjyqtare, Katy Perry bëri një lëvizje me humor. Mirëpo fansat e saj dhe ata që e panë videon që ajo postoi në Twitter, jo vetëm që nuk qeshën, por edhe u mërzitën me të.

Këngëtarja mban në duar një copë pica dhe është gati t’ua hedhë fansave të saj, të cilët po marrin pjesë në audiencën e konkursit të talenteve televizive.

Perry e postoi videon në Twitter dhe shumë nga ata që e panë klipin reaguan negativisht. Ndër të tjera, fansat e saj shprehën zhgënjimin e tyre me yllin e tyre të preferuar të estradës, që hodhi ushqimin duke përfunduar në dyshemenë e studios. Disa i shkruajnë asaj: ” Ushqimi nuk është menduar të hidhet ashtu” , ” Nuk do ta bëja kurrë këtë, është mungesë respekti ” dhe ” të lutem mos e bëj më kurrë “./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy