Baritoni i njohur Gëzim Myshketa sqaron njëherë e mirë zërat që qarkulluan duke thënë se ai refuzoi një duet me Dua Lipën. Në një rrëfim për Vizioni i Pasdites, Myshketa qëndroi mbi fakët e tij ishin keqpërdorur dhe kishin marrë një tjetër konotacion.

 

“Jo është lajm i rremë, mos të bëjmë lajm të rremë mbi lajmin e rremë. Unë thjesht thashë që nuk pata mundëis të jem në 500 vjetorin e Skënderbeut, një projekt në Romë. Unë isha në Berlin, Lipzig, me operën ‘Carmen’. Nuk kma unë tageri që të refuzoj diccka të tillë. Unë do ta konsideroja kënaqësi të përformoja me një artiste si Dua Lipa.” – u shpreh baritoni me famë ndërkombëtare.

Prezenca e muzikantit u ndje dhe në periudhën e festive, por shumëkush ngriti pyetjen se ccfarë e mirë e solli Gëzim Myshketën në Shqipëri. Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, Myshketa shprehu se përtej mallit që kishte për vendlindjen, erdhi në Shqipëri për të punuarmbi projektin që do sjelli shumë shpejt për publikun. Detajet e këtij projekti preferoi t’i mbaj të fshehta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Është një projekt që unë e kam shumë përzemër. Nuk është meag në kuptimin e madhësisë, do të jetë shqip. Kam shumë kohë që e mbaj në mendje për ta realizuar këtë  projekt, dhe me shumë dshirë do të vijë në Shqipëri. Përpunimet e pjesëve janë bërë, këtë gjë mund ta them.” – tha ai.