Pas transmetimit të dokumentarit ‘Framing Britney’ më datë 5 shkurt, njerëzit po kërkojnë që Justin Timberlake t’i kërkojë falje Britney Spears pasi historia e vërtetë e ndarjes së tyre nuk ishte siç i ishte servirur publikut.

Fansat janë fokusuar në pjesën e dokumentarit që trajton lidhjen e tyre në vitet 1998-2002. Pas kësj ndarjeje, fama e  këngëtares pësoi një goditje të madhe, pasi sipas dokumentarit, Justin i kishte orientuar thashethemet drejt idesë se Spears e kishte tradhtuar, prandaj publiku e kryqëzoi atë.

Por ky dokumentar ka hedhur një dritë të re mbi marrëdhënien e tyre. Në të tregohej një episod sesi Justin tallej rreth marrëdhënieve seksuale me Britneyn në një intervistë në radio pak kohë pas ndarjes së tyre dhe kjo i ka mërzitur më shumë njerëzit.

Në vitin 2006, kur Britney po përballej me divorcin dhe problemet me alkoolin, Justin publikoi këngën ‘What goes around, comes a round’. Për publikun viktima e vërtetë në histori është Britney dhe jo ish-i i saj, siç është besuar gjithmonë./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";